Tuesday, June 20, 2006

Nje interviste pune e suksesshme

Orjeta Zhupa - 14/02/2005
Një intervistë pune e sukseshmeIntervistat e punës nuk janë aq të thjeshta sa duken – ju duhet të drejtoni pyetjet e duhura, të dëgjoni me kujdes përgjigjet, për të marrë në punë njerëzit e duhur

Bizneset e vogla gjatë rritjes së tyre kanë nevojë për punonjës të rinj. Çdo punonjës në një biznes të vogël është kyç, kështu që pranimi i tyre në punë duhet bërë me shumë kujdes. Kur keni nevojë për njerëz të rinj në biznesin tuaj, është mirë të përdorini procesin e intervistës për të identifikuar kandidatët që i përshtaten kompanisë suaj. Intervistat e sukseshme nuk janë aq të thjeshta sa duken – ju duhet të drejtoni pyetjet e duhura, të dëgjoni me kujdes përgjigjet, për të marrë në punë njerëzit e duhur. Kandidatët që vijnë për një intervistë zakonisht përgatiten për përgjigjet që do të japin, por zotësia juaj si menaxher është të drejtosh pyetje të tilla për të marrë ato përgjigje që do t’ju vlenin për vendin e punës që keni bosh. Pyetjet e duhuraIntervistën duhet ta filloni me disa pyetje që e çorientojnë kandidatin. Kështu, ju do të mund t’i vini piketat e intervistës. Pyetjet e para duhet të jenë të lidhura me eksperiencën e kandidatit të tilla si: “ Më trego një ditë tipike në punën e fundit që keni pasur. Çfarë pëlqenit tek ajo punë? Çfarë nuk ju pëlqente? – këto pyetje e bëjnë kandidatin të fillojë të flasë pa komplekse… kjo është edhe pika kyçe e intervistës. Dëgjo më shumë se sa të flasëshNë qoftë se ju flisni më shumë se 20 për qind të kohës, atëherë nuk i jepni mundësi kandidatit të flasë për veten e vet. Qëllimi i intervistës është që ju të merrni një vendim të bazuar në përgjigjet që një person ju jep.Kandidatëve që vijnë për intervistë duhet t’u rezervosh aq kohë sa u rezervon edhe takimeve të tjera të biznesit. Bëja të qartë kandidatit se po i drejtoni të gjithë vëmendjen – fikni telefonin, mbyllni derën dhe porositini punonjësit e tjerë të mos ju ndërpresin. Përpiquni të bëni pyetje të hapura dhe jo pyetje të cilave mund t’u përgjigjesh me një po ose jo. Pyetjet e hapura e nxisin kandidatin që të flasë për veten e vet. Dëgjo përgjigjet dhe ndërhyj me pyetje të tilla si: “Pse mendon se është kështu siç thua ti?”, ose “Si ke arritur ta bësh këtë?”. Në qoftë se do informacion të mëtejshëm vazhdo të pyesësh. Bëj pyetje pa përshkruar vendin e punës vakantShmang përshkrimin e detajeve të punës që në fillim të intervistës. Një person i zgjuar mund të kapë detajet dhe punës dhe të japë përgjigjet që ju do të donit të dëgjonit.Shmang pyetjet standardeTë gjihë i dinë disa pyetje tipike që bëhen nëpër intervista – Ku e shikoni veten pas pesë vjetësh? Cilat janë pikat tuaja të dobëta dhe të forta? Më trego për veten tënde? Problemi me këto pyetje është se kandidati mund t’i ketë përgatitur përgjigjet e tyre, dhe përgjigjet e përgatitura nuk ju ndihmojnë në zgjedhjen tuaj. Në vend të këtyre pyetjeve përdor pyetje që do ta bënin kandidatin të ishte i sinqertë në ato që thoshte. Për shembull, mund t’i drejtoni pyetje se si do të reagonte në një situatë të caktuar. Procesi i intervistës duhet të jetë me dy stadeIntervista e parë duhet të jetë për të eliminuar të gjithë ata kandidatë që nuk kanë shanse për ta bërë punën që ju kërkoni. Raundi i dytë është për të selektuar më të mirët. Intervista e dytë është mirë të bëhet edhe nga njerëzit që do të kenë marrëdhënie të drejtpërdrejta me punonjësin. Pyetje përfundimtare Për të përcaktuar nëse kandidati i zgjedhur i përshtatet punës është mirë të drejtohen pyetje të tilla si: Çfarë risku keni marrë përsipër gjatë punës së fundit dhe cili ka qenë rezultati? Pyetja përmbledh shumë gjëra. Së pari, ju lejon të përcaktoni sa risk mund të marrë përsipër kandidati dhe si ai e menaxhon një situatë të caktuar. Çfarë metode përdorni për të marrë vendime? Kjo pyetje ju ndihmon të kuptoni nëse kandidati ka vështirësi në marrjen e vendimeve. Personat që i bëjnë gjërat gjithmonë në të njëjtën mënyrë dhe që pyesin të tjerët për të marrë një vendim të caktuar nuk mund të jenë kandidatë idealë për të punuar në një biznes të vogël, i cili në çdo moment kërkon marrje vendimesh.A mund të kritikohet shefi nga punonjësi? Në çfarë mënyre? Njerzit që kanë kurajon të kundërshtojnë shefin janë më të sigurtë në vetvete se ata që nuk kundërshtojnë. Por duhet patur kujdes pasi mund të ketë persona që kundërshtojnë thjesht për të përmbushur egon e tyre. Për të kuptuar këtë situatë mund ta pyesni atë nëse ka patur ndonjëherë konfrondime me shefin e tij të mëparshëm dhe në çfarë situate. Pyetje që nuk duhen drejtuar gjatë një intervistePër të marrë në punë njeriun e duhur ju duhet të drejtoni shumë pyetje, por kjo nuk do të thotë se mund të pyesni rreth çdo gjëje. Disa pyetje janë të ndaluara pasi janë diskriminuese. Shumica e pyetjeve të ndaluara nuk kanë lidhje me punën dhe mund të jenë të tilla si: Sa vjeç jeni?, A jeni i martuar?, Çfarë shtetësie keni?, A keni ndërmend të bëni fëmijë tani shpejt?, A keni ndonjë problem shëndetësor?, Çfarë të afërmish keni? Etj. Ajo që duhet të bëni është të drejtoni ato pyetje që kanë lidhje me punën. Përgatiti: Orjeta Zhupa

0 Comments:

Post a Comment

<< Home